Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: 5 pacientë të shtrirë me Covid-19 dhe 30 post-Covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim mjekësor janë 35, prej tyre 5 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë më post-Covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 6 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient i shtrirë”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 29 pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa një pacient është duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përketë pacientëve me koronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar dy pacientë, ndërsa në Spitalin e Prizrenit është duke u trajtuar  një pacient.

Youtube

Arkiva

Kategoritë