Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: 212 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në Klinikat COVID-19 të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 212 persona. Prej tyre 119 pacientë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 6 janë në gjendje më të renduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 117 pacientë: 5 pacientë janë në gjendje të rënduar, 62 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 94 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 45 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 5 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive, Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 95 pacientë: 57 të konfirmuar pozitivë, 68 me oksigjeno-terapi dhe 1 në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 18 pacientë, Spitali i Gjakovës, 13 pacientë, Spitali i Pejës, 28 pacientë, Spitali i Gjilanit, 21 pacientë, Spitali i Ferizajt, 8 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë