Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: 13 pacientë me Covid-19 pozitivë, 23 post-covid

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se në trajtim janë 13 pacientë të konfirmuar mekoronavirus dhe 23 të tjerë post-covid.

“Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive ka 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK

Sipas njoftimit, 20pacientë post–COVID janë duke marrë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë ndërsa pesë të tjerë janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Sa i përket pacientëve me coronavirus në spitalet e përgjithshme, në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar pesë pacientë, në spitalin e Gjakovës 3 pacientë, si dhe në Spitalin e Ferizajt janë duke u trajtuar dy pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë