Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri: Rekomandohet doza e tretë e vaksinës për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me sëmundje kronike

Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i kanë rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike. Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike.

Sipas Komiteti i Imunizimit, vaksinimi i fëmijëve në kategorinë përkatëse, duhet të vaksinohen me Pfizer.

Vaksinimi me dozat e treta do të jetë i kombinuar, pra nëse dikush ka bërë Pfizer, dozën e tretë mund ta bëjë edhe Sinovac, apo një vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë