Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri: 12 viktima dhe 832 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga 2 mijë e 176 testime të bëra 832 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 12 pacientë kanë humbur jetën nga ky virus.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 430 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 33 raste në Durrës, 32 raste në Elbasan, 27 raste në Korçë dhe Berat, 21 raste në Kuçovë, 20 raste në Shkodër, 19 raste në Lushnje, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Vlorë, 15 raste në Mallakastër, 14 raste në Tropojë, 11 raste në Sarandë, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Mat, 6 raste në Kavajë dhe Gramsh, 3 raste në Kukës, Tepelenë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Lezhë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Has, Delvinë, Dibër, Bulqizë.

Sipas njoftimi të MSh-së në 24 orët e fundit janë shëruar 535 qytetarë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 19 mijë e 384 që nga fillimi i pandemisë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë