Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Shqipëri, ​5 viktima nga coronavirusi

508 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërsa 5 persona të infektuar kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Nga 3074 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar vetëm në Tiranë 240 qytetarë.

33 raste të reja janë shënuar në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnjë, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 6.682 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitale po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 693 persona, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 166.702.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 176.172 raste pozitive, prej tyre 166.702 janë shëruar, 6.682 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.788 pacientë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë