Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shprehitë që ndikojnë në cilësinë e gjumit

Gjumi, është pjesë e çdo ekuacioni kur bëhet fjalë për jetesë të shëndetshme. Disa veprime që mund t’i bëjmë përpara gjumit, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit tonë.

Prandaj, është e rëndësishme që t’i dini disa veprime që ndikojnë në cilësinë tuaj të gjumit e ato janë:

Shikimi i ekranit përpara gjumit

Truri ka nevojë për aktivitete relaksuese, përpara se të fleni. Shikimi i televizorit, apo telefonit të mençur ndikon në aktivitetin që ka truri – që mund të ju bëjë të ndiheni në ankth pa e kuptuar. Ndriqimi i ekranit bllokon prodhimin e melatoninës, hormonit përgjegjës për gjumë.

Konsumi i ushqimit përpara se të flini

Një prej gabimeve më të mëdha që bëjnë njerëzit është konsumimi i ushqimit përpara se të shkojnë të flejnë. Studime të shumta tregojnë një lidhje mes ushqimit përpara gjumit dhe cilësisë së gjumit./FamiljaJone

Youtube

Arkiva

Kategoritë