Kosova ka hyrë në listën e 12 shteteve të CDC’së, që përbëjnë rrezik për t’u vizituar për shkak të numrit të lartë të rasteve me COVID-19. CDC u ka kërkuar amerikanëve që të shmangin Kosovën dhe 11 shtetet tjera gjatë kësaj kohe, raporton Washingtonpost, përcjell Gazeta Express.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka shtuar 12 destinacione të tjera në listën e vendeve që amerikanët duhet t’i shmangin për shkak të numrit të madh të rasteve me Covid-19.
Në mesin e 12 vendeve të reja bënë pjesë edhe Kosova, e cila gjatë muajit janar ka regjistruar numër të madh të rasteve të reja me virus.
Meksika , e cila nuk kërkon që vizitorët të tregojnë prova të vaksinimit ose një test negativ të koronavirusit, tani konsiderohet një vend në “Nivelin 4” sa i përket rasteve me COVID.
Në shtetet që përfshihen destinacione të njohura turistike si: Cabo San Lucas, Cancún dhe Mexico City është parë që rastetet e infektuara me variantin Omicron të rriten ndjeshëm.
Vende dhe territore të tjera që kaluan të hënën në nivelin më të lartë të CDC sa i përket infektimeve janë: Brazili, Kili, Ekuador, Paraguaj, Guiana Franceze, Anguilla, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Kosova, Moldavia, Singapori dhe Filipinet.
Lista e “Nivelit 4” përfshin më shumë se 100 destinacione, me disa ishuj të njohur të Karaibeve të shtuara javën e kaluar.
CDC thotë se njerëzit që duhet të udhëtojnë në këto vende duhet të sigurohen që janë të vaksinuar kundër koronavirusit.
“Edhe nëse jeni të vaksinuar me vaksinat tuaja për COVID-19, mund të jeni ende në rrezik për marrjen dhe përhapjen e COVID-19”, thotë agjencia.
Departamenti Amerikan i Shtetit ndryshoi udhëzimet e tij të udhëtimit për të hënën, që do të thotë “mos udhëto” për shkak të Covid-19.