Mar, Nën 30, 2021
Banner Top
Banner Top
Shpallet gjendje emergjente në Deçan

Helmimi i qindra qytetarëve në Deçan ka bërë që kjo komunë të shpallë gjendje emergjente pas helmimit të qytetarëve me ujë të pijshëm.

Njoftimin për këtë e ka bërë vet kryetari Bashkim Ramosaj duke shtuar ka se gjendja është për të gjithë territorin e komunës.

Po ashtu, ai ka treguar se janë ndarë 5 mijë euro për nevojat e terapisë së qytetarëve, të cilët ishin helmuar ditë më parë.

“Me propozimin tim, sot kemi mbajtur takim emergjent me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, të cilët unanimisht votuan për ndarjen e shumës në vlerë prej 5,000 euro, të cilat do të dedikohen për nevojat e terapisë së qytetarëve të cilët po përballen me epideminë e shfaqur ditëve të fundit në Komunën e Deçanit”, njofton Ramosaj.

Me qindra qytetarë që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në këtë komunë, mbi dyshimet se janë helmuar nga uji i pijes. 

Arkiva

Kategoritë