Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 17 pacientë nga COVID-19 janë duke u trajtuar në SHSKUK. Prej tyre 14 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 3 të tjerë që kanë rezultuar negativ, por që vazhdojnë të jenë të trajtim mjekësor.
Me oksigjeno-terapi janë 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 8 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit , 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë.