Numri i personave të vdekur në Turqi ka arritur shifrën 58 si pasojë e tërmetit që ndodhi atje. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi të dielën se 58 njerëz vdiqën, ndërsa 900 të tjerë janë me lëndime trupore, transmeton Telegrafi.
Sipas mediave turke, janë rreth 5 mijë njerëz që po angazhohen në terren për të shpëtuar njerëz.
Deri më tani janë të raportuara 17 ndërtesa të shkatërruara në Izmir.