Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë në Malishevë. Asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka është dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.
Sipas burimeve nga Gazeta10, gruaja jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje ku ka lënë pas katër fëmijë, një djalë dhe tri vajza.
Sipas raportit policor për këtë rast janë arrestuar dy mjek, një grua dhe një burrë. Siç ka mësuar Gazeta10 dy të arrestuarit janë motër dhe vëlla
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë.Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor