Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar me dhjetëra banorë të Postribës, në Shkodër, që të dalin në protestë.
Sipas tyre, shkaktar i kësaj situate është ndërtimi i një guroreje, çka bën që uji që vjen në shtëpitë e tyre të jetë i papastër.
Banorët vijojnë protestat, duke pasur vetëm një prej kërkesave më të thjeshta ujin e pijshëm.
Për lejen e kësaj guroreje ata bëjnë përgjegjës ish-ministrat e Mjedisit dhe Infrastrukturës, Lefter Kokën dhe Damian Gjiknurin, si dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.
Ndërkaq, autoritetet lokale japin një përgjigje të mjegullt, ku ende nuk është përcaktuar nëse shkaktari i kësaj situate është gurorja apo shiu që turbullon burimin e ujësjellësit.
Duket se mungesa e ujit të pijshëm do të detyrojë banorët e zonës që të vijojnë protestat, deri në një zgjidhje të kësaj problematike./A2