Një zbulim i madh është bërë në mjekësi sa i përket kancerit.
Shkencëtarët britanikë e kanë zbuluar një lloj të qelizave imunitare që shkatërrojnë shumicën e llojeve të kancerit.
Hulumtuesit e Universitetit të Cardiffit, kanë analizuar gjakun që ndodhej në bankën e gjakut në Wales – me qëllim që të gjenin qeliza imunitare që luftojnë bakteriet.
Kjo qelizë e re imune mbart një receptor që goditë qelizat e prekura nga kanceri ndërsa ruan qelizat e shëndetshme.
Nga këto studime u kuptua që këto qeliza imune vrasin kancerin e mushkërive, lëkurës, gjakut, zorrës së trashë, gjirit, kockave etj./FamiljaJone