Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkathtësitë sociale që duhet të ia mësoni fëmijës

Shumë prindër mund të fokusohen në vitet e para të fëmijës së tyre, se sa shpejtë ata i mësojnë numrat apo shkronjat.

Madje edhe kur i dërgojnë në kopsht interesohen më shumë lidhur me atë se çfarë do të mësojë fëmija i tyre gjatë qëndrimit atje.

Por hulumtimet tregojnë që më e rëndësishme për fëmijën tuaj në këtë moshë është socializimi.

Shkathtësitë sociale sipas hulumtuesve janë të domosdoshme për një fëmijë të moshës 5-6 vjeçare.

Ja disa rregulla esenciale për shkathtësi sociale që duhet t’i mësojë fëmija juaj

Si të zgjidhin problemet

Mundohuni që ta involvoni fëmijën tuaj në secilin problem të  vogël që i paraqitet, në mënyrë që të fitojë aftësinë për të zgjidhur probleme.

T’i  identifikojë ndjenjat

Ju duhet të ia mësoni fëmijës tuaj që është në rregull të mos ndihet mirë ndonjëherë, por e rëndësishme është që t’i shpreh ato ndjenja. Fëmija juaj gjithashtu duhet të dijë se si të emërojë emocionet e caktuara.

Të luaj me të tjerët

Loja me fëmijët e tjerë u mëson atyre idenë e shoqërisë dhe ndarjes së gjërave. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë