Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Shkathtësitë që duhet të ua mësoni fëmijëve

Prindërit kanë shumë shqetësime: mbi shëndetin e fëmijës, gjendjen shpirtërore, fizike, shkollimin, shoqërinë etj etj. Por një shqetësim i përbashkët i të gjithë prindërve është ‘se si të rrisin fëmijët që të jenë njerëz të mirë?’

Që një fëmijë të rritet si duhet, prindërit duhet t’ua mësojnë disa gjëra si:

Si të thonë jo me mirësjellje

Ekspertët besojnë që fëmijëve duhet t’u mësohet që  mund të thonë ‘jo’. Pra tu thonë të tjerëve ‘jo’ kur njëmend e ndjejnë atë. E rëndësishme është që përgjigja negative, të mos ketë qasje negative, për t’i thuhet me mirësjellje.

Kur dhe si të kërkojnë falje

Ka shumë dallim në mes të fjalës ‘më fal’ dhe ‘kërkim faljes së sinqertë’.

Si të kujdesen për veten

Më e rëndësishmja sipas ekspertëve është që prindërit t’ua mësojnë fëmijëve rëndësinë e kujdesit për veten, por jo në kuptimin egoist të fjalës.

Si të përballen me zhgënjimin

Kur bie fjala për dështim apo zhgënjim, nuk ka shumë rëndësi mosha, çdo kush ndihet keq. Por detyrë e prindërve është që t’i tregojnë fëmijëve sa jeta ka edhe momente zhgënjyese.

Të ndjejnë dhembshuri për të tjerët

Përderisa shumë prindër mund t’i mësojnë fëmijëve që të jenë të fortë, një prej gjërave që duhet t’ua mësojnë me patjetër është: të ndjejnë empati.

Të bëhen dëgjues të mirë

Ka një dallim të madh në mes të dëgjuarit me vëmendje dhe vetëm sa për ta kthyer përgjigjen. /Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë