Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkarkohet drejtori i Kardiologjisë, Imri Jashari, Nehat Baftiu dënohet me heqje page

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Kardiologjisë në QKUK Dr. Imri Jashari

Komisioni Disiplinor ka marr sot vendim për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë në QKUK Dr. Imri Jashari, shkruan Familja Jonë.

Vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.

Me procedurë disiplinore është përballur edhe drejtori i Anestezionit Dr. Nehat Baftiu. Ai është dënuar me heqje të pagës.

Vendimi i Komisionit Disiplinor vjen për shkak të mungesës së një anesteziologie në punë në kohën kur po kryheshin disa operacione në kirurgji dhe urologji.

Youtube

Arkiva

Kategoritë