Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Shiti vajin me çmim 3.49 euro, dënohet me një mijë euro pronari i një marketi në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se do të gjobitin secilin që luan me çmime në treg, duke njoftuar se kanë dënuar me një mijë euro pronarin e një marketi, i cili kishte shitur vajin me çmim prej 3.59 Euro.

Nura ka shkruar se do të ketë gjoba për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme.

“Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa artikuj ushqimor dhe jo ushqimor kanë lëvizje të çmimeve. Nuk do të lejojmë të shfrytëzohet rasti për përfitim të paligjshëm, siç është rasti i sotëm në një prej qendrave tregtare, ku 1 litër vaj është shitur me çmim prej 3.49 euro, pavarësisht çmimit shumë më të lirë të furnizimit”, thotë ai.

Kryetari i Skenderajt ka pohuar se do të ketë zero tolerancë për abuzuesit.

Ndryshe, edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rritjes së çmimeve të disa produkteve bazike.

“Ditëve të fundit dhe sidomos sot kemi vërejtur një ngritje enorme, aspak normale dhe tërësisht të paarsyeshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazike të konsumatorëve nga subjektet tregtare. Kjo tendencë për keqpërdorim të situatës e dëmton jashtëzakonisht xhepin e qytetarëve dhe duhet të marrë fund sa më parë”, ka deklaruar ajo.

Sot në disa markete në Kosovë një litër vaj ka kushtuar 3.49 Euro.

Arkiva

Kategoritë