Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shërimi i ngadalshëm i negativitetit

Shkruar nga: Albina Hyseni

Mendimet pozitive dhe mendimet negative në jetën e njeriut në përgjithësi si dhe në atë se çfarë vendos të besosh si në aspekte të mira dhe te këqija në vazhdimësi të jetës them se duhet të mirën me të mirë dhe qetësi, kjo duke mos u trishtuar dhe duke u thelluara më shumë dhe duke mos u mjaftuar vetëm me siërfqasoren, pasi qe kjo ne thelb ka në vete një pozitivitet dhe besim të duhur që njeriu të ketë një jetë të qetë dhe më të lumtur.

Në anën tjetër ndodhin disa momente gjatë jetës se njeriut ku mendimi negativ dhe besimi jo i duhur që automatikisht shkakton mos-vetëbesim pavarësisht dhe në maksimumin për gjërat që në shumimicën e rasteve të funksionojnë dhe nuk bëhet e gjitha kjo për shkak edhe se ka raste kur një pjesë tjetër e njerëzve mund të përdorë dhe luajtur ne mënyra të ndryshme me ndjenjat e tjetrit edhe pse po këta njerëz zakonisht janë humbës pikërisht sepse nuk kanë besimin e duhur dhe shfaqin negativitet. Ndërsa ata qe e mbajnë pozitivitetin dhe me bindje e besim të duhur janë të fituarit ne çdo fushë të jetës së tyre, pasi që lirohen nga mendimet dhe besimet negative dhe ne këso raste të tilla buzëqesh sepse zgjedhjen që ke bërë është e duhura.

Them kështu sepse po të rrije me ritualin e njëjtë të të menduarit negativisht pavarësisht se në çfarë situate kohore ndodhesh ndjehesh edhe me kotë të përpiqesh kur nuk funksionon. Andaj së pari duaje veten tënde!

Gjithçka nga kjo që duhet të kuptohet më sipër është kryesisht normale, i ndodh kujtdo pavarësisht problemeve apo sfidave që vetë jeta na servon, por e rëndësishme është që nuk duhet pranohet nga vet vetja së pari.

Pra të punohet me vetveten së pari që mos të shfaqet as një lloj depresioni si për shembull (ta lesh dikë te largohet ne momentin që nuk do të rri pranë teje, sesa të mbash atë me detyrim pranë) them kështu si një analizë të thjeshtë se ditë të tëra kalojnë dhe në fund asgjë nuk ndryshon, mbetesh sikur gjithë kohës po njësojë pa asnjë lloj përmirësimi e cila tregon një shfaqje negative e të menduarit dhe zgjedhje e besimit se për  çfarë vendosë të veprosh.

Për ta tejkaluar në mënyrë të mirë dhe pozitive me besimin e duhur është koha që i jep vetes, është koha që kalon dhe jep efektin më të mirë të mundshme sidomos ta kalosh atë se çfarë të ka ndodhur.

Nganjëherë për të qenë të lumtur duhet të largohemi nga disa njerëz. Ne fakte, ka momente kur evitimi i disa personave është bazik për te pasur një shëndet te mirë mendor, pasi ato mund te na ndalojnë te ecim përpara dhe te shpalosim gjithë potencialin tonë. Ne momentin që e kuptojmë se po ushqejmë marrëdhënie toksike, ne te cilat mund te jemi ne viktimat, largimi nga këto marrëdhënie është hapi me i rëndësishëm për të qen të lumtur.

1.KRITIKAT E TEPËRTA Kur shohim qartë se kritikat e tepërta nuk na përmirsojnë nga vetja jone, pra na bëjnë te ndjehemi inferior, duhet injoruar që mos te lejohet të tjerët të gjykojnë, pa e vendosur edhe ata veten e tyre në vendin tënd qe kritika e tyre te mos të dëmtoj.

2. VEPRIMET E LIGA Kur një person sillet keq ne aspekte te ndryshme, mos lejo që sjellja e ti apo e saj ta ndryshoj ekuilibrin tënd psikologjik dhe besimin gjithashtu në mënyrë që veprimet e liga mos te arrin objektivat që synojnë, pra varet shumë nga besimi se çfarë ti lejon te dëmtoj dhe nëse arrin te dallosh një veprim te keq, rimendoje dhe njëherë dhe vazhdo me jetën tënde përpara.

3. MANIPULIMET  Në disa raste ka kur tentojnë të kontrollojnë gjithçka që ju duhet përmes manipulimit, e rëndësishme është qe te jesh i/e vetëdijshëm qe te dish se si ti evitosh kur dikush përpiqet te përfitojnë  diçka nga ju, andaj te mësosh te injorosh kur duhet është një proces qe kërkon shumë përgatitje dhe një ndryshim total te sjelljes, te injorosh ne këso rastesh nuk do te thotë te mbyllësh me vetvete, përkundrazi do te thotë të hapesh plotësisht me botën./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë