Die, Dhj 1, 2024
Banner Top
Banner Top

Shërbimi me ujë të pijes përmes cisternave, në lagjet e Mitrovicës Veriore, do të vazhdojë edhe sot.

Sipas njoftimit të lëshuar dje nga kjo komunë, theksohet se kjo formë po bëhet në mënyrë që të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e këtyre zonave.

“Aktualisht, për shkak të problemeve të furnizimit me ujë në Mitrovicën veriore, autoritetet lokale kanë njoftuar se do të vazhdohet ofrimi i shërbimit për qytetarët me cisterna uji. Ky shërbim pritet të vazhdojë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme, në mënyrë që të lehtësohet mungesa e ujit dhe të sigurohet furnizimi me ujë për banorët e zonave më të prekura”, theksohet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se, qytetarët, mund të telefonojnë në numrin 046-755-721 për t’u informuar mbi oraret dhe lokacionet ku do të vendosen këto cisterna.

Ndryshe, reduktimet e ujit atje vijnë si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm që ndodhi në orët e vona të së premtes, në kanalin e Ibër-Lepencit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë