Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se numri i viktimave atje ka shkuar në 25.Viktima ishte një pacient 90-vjeçar nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.
Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë, raporton TCh.