Aborti është humbja spontane e një shtatzënie, para javës së 20-të. Shumica e aborteve ndodhin për shkak se zhvillimi i fetusit nuk është normal.
Rreziku më i lartë i abortit është rreth katër deri në gjashtë javë pas periudhës të fundit normale të menstruacioneve, por për sa kohë që njollat (kjo përcaktohet si gjakderdhje e lehtë) nuk bëhen të rënda, ju nuk keni nevojë të bëni panikë.
Shenjat dhe simptomat e abortit janë:
1. Njolla gjaku ose gjakderdhje vaginale;
2. Dhimbje ose spazma në bark ose fundshpinë;
3. Rrjedhja e lëngut ose e indit nga vagina.
“Sapo të vendoset rrahja e zemrës së një fëmije (rreth gjashtë deri në tetë javë), rreziku i një aborti zvogëlohet në mënyrë të konsiderueshme”, thotë Dr. Berkowitz.
Gjakderdhja e rëndë e shoqëruar me dhimbje barku është shenja më e zakonshme e abortit, thotë doktor Berkowitz. Ju gjithashtu mund të përjetoni dhimbje barku dhe dhimbje të ulët të shpinës.
Shkaku i dytë më i zakonshëm është diabeti, që përbën rreth 5 përqind deri në 7 përqind të aborteve, thotë Dr. Berkowitz.
“Me rastet e tjera, shumë herë nuk e dimë, megjithëse pirja e duhanit mund të jetë gjithashtu një kontribues.”
Mund të ndodhë që një abort spontan i hershëm mos të shoqërohet me asnjë shenjë dhe trupi ta përjashtojë embrionin natyrshëm dhe ju thjesht të keni ndjesinë e të vjellave derisa niveli i hormoneve të ulet.
Megjithëse shumë gra fajësojnë veten për një abort, “në shumicën e rasteve, ajo nuk ka asnjë lidhje me atë që bëtë ose nuk bëtë,” shton Dr. Berkowitz.
“Kjo zakonisht ndodh kur kromozomet nuk rreshtohen si duhet dhe nuk janë nën kontrollin e askujt.”
Mirëpo, për çdo rast, bisedoni me mjekun tuaj nëse shqetësoheni dhe ai ose ajo mund t’ju japin siguri dhe këshilla për herën tjetër./Familja Jonë