Vitamina C është tejet e rëndësishme për të mbajtur trupit tuaj të shëndetshëm dhe që të funksionojë në mënyrë të duhur.
Ju duhet të merrni në një masë të duhur çdo ditë, sepse në krahasim me vitaminat tjera, kjo vitaminë nuk qëndron në trupin tuaj për një kohë të gjatë.
Mungesa e Vitaminë C në trupin tuaj mund të çoj në kualitet të dobët të jetës dhe simptoma problematike. Mirëpo, këto mund të tejkalohen nëse filloni të merrni vitaminë C në masë të mjaftueshme, raporton “Bright Side”.
Në këtë artikull do gjeni disa simptomat më të zakonshme që tregojnë që keni mungesë të vitaminës C, në mënyrë që ta rregulloni shëndetin në përgjithësi dhe në mënyrë të menjëhershme, transmeton lajmi.net.
Mishrat e dhëmbëve shpesh janë të fryrë dhe të gjakosur
Vitamina C është fundamentale për mishrat e dhëmbëve. Nëse nuk merrni masën e duhur çdo ditë, me shumë gjasa do përjetoni probleme.
Ju merrni shenja në trup shumë lehtë dhe kalon kohë derisa të shëndoshen
Nëse shihni shenja në trup që nuk e dini ka kanë ardhur, shanset që keni mungesë të vitaminës C janë të mëdha. Fatmirësisht, kjo gjë mund të rregullohet nëse hani shumë fruta dhe perime gjatë ditës, po ashtu nëse shtoni edhe vitaminë C.
Humbje të flokëve
Nëse jeni duke përjetuar humbje të flokëve, dhe kjo është shenjë e mungesës së kësaj vitamine,. Para se të shpenzoni shumë të madhe të parave në produktet për flokë, provoni të hani më shumë ushqime që përmbajn vitamin C.
Keni dhembje të vazhdueshme të shpinës
Dhimbja në shpinë është shenjë e hershme e mungesës së vitaminës C.
Shtoni peshë pa ndonjë arsye
Nëse nuk keni bërë ndonjë ndryshim të madh në mënyrën e jetesës, por prapë keni shtuar peshë, gjasat që të keni mungesë se vitaminës C janë të mëdha.
Ju ndjeheni vazhdimisht të lodhur dhe të përgjumur si dhe lëkura juaj është e thatë dhe e ‘pa jetë’.
Këto dy shenja apo simptoma janë më të zakonshmet sa i përket mungesës së kësaj vitamine, nëse keni vërjetur këto simptoma është mirë të rimendoni marrjen e vitaminës C.