Shetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar shifra të larta të infektimeve që prej fillimit të pandemisë.
Mirëpo javëve të fundit, shifrat e infektimeve filluan të ishin shumë herë më të larta. Vetëm gjatë një dite, në ShBA u regjistruan përreth 200 mijë infektime, ndërsa rreth 83 mijë persona janë të hospitalizuar nëpër spitale.
Zyrtarët në shumë shtete kanë vendosur kufizime për të ngadalësuar përhapjen e virusit.
Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër të përkohshëm që bllokon shtetin e Nju Jorkut të vendosë kufizime pjesëmarrjeje në objektet e kultit në ato zona ku është shënuar një rritje e rasteve me coronavirus.
Në një votim 5 me 4, gjykata mbështeti Dioqezën Katolike të Bruklinit dhe dy kongregacione Hebreje Ortodokse që sfiduan urdhrin e guvernatorit Andreë Cuomo.
Kryetari i Gjykatës së Lartë John Roberts ishte i vetmi gjykatës konservator që nuk iu bashkua vendimit të shumicës.