Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
SHBA-ja dhuron 2 laparaskopë modern për QKUK-në

Ambasada amerikane në Prishtinë, përmes Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Programit për Asistencë Humanitare, i ka dhuruar 2 laparaskopë me pajisje përcjellëse Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Këta laparaskopë janë të teknologjisë së fundit dhe janë të vetmit që janë në përdorim në vendet e Ballkanit. Pajisjet kapin vlerën e më shumë se 239 mijë eurove.
Donacionin e dorëzoi, Major Courtney Olson, Shefe e Zyrës për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në kuadër të Ambasadës Amerikane, e cila tha donacioni është dhuruar pas kërkesave që kanë bërë institucionet shëndetësore dhe ka kënaqësinë të dorëzojë këtë donacion”, thuhet në njoftimin për media.

Valbon Krasniqi, ud. drejtor i përgjithshëm në ShSKUK ka falënderuar Komandën Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për donacionin, duke siguruar se këto pajisje do të përdoren për pacientët që kanë nevojë për intervenime kirurgjike.

Falënderim për donacioni bëri edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se ky donacioni i radhës në kuadër të donacioneve të shumta që kanë bërë Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ferat Sallahu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, tha se mjekët e klinikës janë të përgatitur për të punuar me këta laparaskopë dhe se me ta do të lehtësohet puna e stafit mjekësor. Në kuadër të këtij projekti para disa jave është dhuruar një CT moderne për Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë