Mër, Jan 26, 2022
Banner Top
Banner Top
SHBA-ja blen 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arritur një marrëveshje në vlerë prej 1.5 miliard dollarë me kompaninë Moderna – kjo me qëllim të furnizimit me 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19,

Kjo marrëveshje mes Shtëpisë së Bardhë dhe kompanisë Moderna, është arritur gjatë ditës së djeshme.

Ekipi i Presidentit, Donald Trump, është duke bërë përpjekje për prodhim dhe shpërndarje të vaksinës kundër koronavirusit, deri në fund të këtij viti.

Kurse kompania Moderna, është duke kryer fazën e tretë të testimeve klinike dhe janë duke prodhuar disa doza, që në qoftëse rezultati është i suksesshëm, shpërndarja e saj të bëhet më e lehtë.

Arkiva

Kategoritë