Pre, Jan 24, 2025
Banner Top
Banner Top
SHBA dhuron materiale shëndetësore për Shqipërinë

Gjatë ditës së djeshme ka arritur në Tiranë një donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht materiale mbrojtëse për mjekët që po luftojnë në linjë të parë kundër pandemisë së koronavirusit.

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte e pranishme në kalimin e materialit në duart e autoriteteve shqiptare së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Krenare që e mbikëqyra dhurimin e pajisjeve mbrojtëse për mjekët nga Programi Amerikan i Asistencës Humanitare për aleatin tonë Shqipërinë për ta ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë që ta mbrojë personelin shëndetësor që është në front të parë të luftës me pandeminë Covid-19. Jemi me ju”, ka shkruar ambasadorja Kim në Twitter.

Donacioni bën pjesë në Porgramin e Asistencës Humanitare të miratuar nga Washingtoni i cili ka lëvruar një fond prej 225 milionë dollarësh në ndihmë shëndetësore, humanitare dhe ekonomike për të gjitha vendet në vështirësi nga pandemia.

Mesazhe falënderimi dhe mirënjohje për donacionin kanë ardhur nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta./ A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë