Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në botë. Këto sëmundje prekin zemrën dhe enët e gjakut, përfshirë:

  • Sëmundjet koronare të zemrës
  • Kardiomiopatitë (sëmundjet e muskulit të zemrës)
  • Aritmitë (çrregullimet e ritmit të zemrës)
  • Sëmundjet valvulare
  • Perikarditi
  • Sëmundjet e lindura të zemrës
  • Sëmundjet e aortës
  • Sëmundjet e arterieve periferike

Faktorët e Rrezikut

  • Të Modifikueshëm: Hipertensioni, yndyrat e larta, diabeti, duhani, alkooli, ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, obeziteti, stresi.
  • Të Pamodifikueshëm: Mosha (rreziku rritet me moshën), gjinia (meshkujt e moshës së mesme janë më të rrezikuar), historia familjare e sëmundjeve të zemrës.

Simptomat

  • Dhimbje gjoksi
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Lodhje
  • Rrahje të çrregullta të zemrës
  • Ënjtje e këmbëve

Masat Parandaluese

  • Një jetë e shëndetshme
  • Kontroll e rregullt mjekësore
  • Aktivitet fizik i përditshëm (min. 30 minuta ecje)
  • Ushqim i shëndetshëm
  • Ndërprerja e duhanit
  • Kufizimi i alkoolit
  • Menaxhimi i stresit
  • Mbajtja nën kontroll e hipertensionit, diabetit dhe yndyrave

????‍⚕️ Dr. Kushtrim Krasniqi, MD
Kardiolog

Për më shumë këshilla dhe informacione, mos hezitoni të kontaktoni mjekun tuaj kardiolog. Shëndeti është pasuria më e madhe!


???? #spitaliipergjithshempeje #Shëndeti #Kardiologjia #Zemra #Parandalimi

Youtube

Arkiva

Kategoritë