SAK është një nga shkaqet kryesore të mortalitetit në mbarë botën.
• 1.2 milion njerëz kalojnë infarkt miokardi ose kanë evente kardiovaskulare fatale.
• Në 2010 SAK ishte shkaku kryesor i mortalitetit duke lënë pas sëmundjet infektive.
Shkaqet e SAK
• Atheroskleroza
• Shkaqet jo atherosklerotike
Fizpatologjia e atherosklerozës
• Proces që fillon që në dekadat e para të jetës
• Faktorët që kontribojnë në fillimin e procesit atherosklerotik:
1. Akumulimi i lipoproteinave
2. Dëmtimet endoteliale
3. Inflamacioni
• Heret –pjesëzat e vogla të lipoproteinave, penetrojnë në endotelin vaskular ku oksidohen dhe grumbullohen në shtresën intime.
• Disfunksioni endotelial (hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti duhanpirja )
• Lipidet në shtresën intime stimulojnë adezimin duke u dhënë mundësi monociteve e makrofagëve të aderohen në intima dhe të krijojnë premisa për clirimin e citokinave si nga endoteli ashtu edhe nga shtresa muskulore.
• Monocitet në shtresën intimale të endoteliumit lidhen me lipoproteinat duke krijuar qelizat shkumoze që shënojnë fillimin e procesit atherosklerotik.
Difuzioni endotelial
1. Zvogëlimi i substancave vazodilatore ( acidi nitror, protaciklinat )
2. Agregim të trombociteve në murin vazal – Hiperplazi endoteliale
3. Formimi i pllakës atherosklerotike (kapsula fibrotike / bërthama e pasur me lipide )
Faktorët e riskut për zhvillimin e atheroskleroës
1. Mosha
2. Seksi
3. Histori familjare
4. Hiperlipidemia
5. Hipertensioni
6. Diabet mellitus
7. Sindroma metabolike
8. Obeziteti
9. Jeta sedentare
10. Alkoli
11. Duhani
Ndryshime sipas gjinisë
• Femrat manifestojnë SAK rreth 10 vjet më vonë se sa meshkujt
• Vdesin më shumë femra së sa meshkuj nga SAK
• Meshkujt pas moshës 55 vjec dhe tek femrat pas moshës 65 vjec.
Lipidet
1. Nivelet e rritura të LDL Chol
2. Nivel i ulët i HDL Chol
3. Trigliceridet e rritura
Faktorët e riskut për SAK
1. Hipertensioni arterial
2. Diabeti mellitus – shoqërohet edhe me praninë e faktorëve të tjerë të riskut si dislipidemi TG të larta, HDL Chol të ulët, HTA dhe obeziteti.
3. Pirja e duhanit shoqërohet me rritje të riskut për SAK, me 2 deri në 3 herë. Pacientët që e lënë duhanin, mbas 1-2 vjet, risku ulet me 50% për ngjarje kardiovaskulare.
4. Obeziteti > 30kg/m2
• Faktor risku i pavarur për SAK
• Obeziteti abdominal
5. Sedentarizmi
6. Alkoli
7. Faktorët e inflamacionit
Shkaqet e SAK
• Atheroskleroza
• Shkaqet jo-atherosklerotike
Shkaqet jo-atherosklerotike
1. Spasm (ngushtim )koronar
2. Embolat në rastin e një endokardi infektiv
3. Trombi mural në atriumin ose ventikulin e majtë
4. Protezat valvulare
5. Tumoret intrakardiale
6. Defektet e spetumit intraventikular
7. Traumat e kraharorit mund të shoqërohen me disekacion të arterieve koronare ose tromboza
8. Disekacion i arterieve koronare (gravidancë/sëmundjet e indit lidhor )
9. Arteriet mund të prekin edhe arteriet koronare (sifilizi, arteriti Takayasu, poliarteriti nodoz, lupusi eritematoz )
10. Tromboza spontane
11. Anomalitë koronariane kongjenital
12. Spazmat koronariane spontane
13. Droga sindroma X
Përfundimisht ishemia e miokardit manifestohet kur rriten kërkesat e miokardit për oksigjen dhe ekziston një disbalancë midis kërkesave të rritura për oksigjen nga miokardi dhe pamundësisë për ta plotësuar këtë kërkesë.



