Hën, Dhj 6, 2021
Banner Top
Banner Top
Sëmundja Hand, Foot, and Mouth (HFMD) edhe në Kosovë

Sëmundja e njohur Hand, Foot and Mouth ose në gjuhën shqipe  shuplakë, shputë dhe gojë, është një infeksion i përhapur edhe në Kosovë që shkaktohet nga një grup enterovirusësh.

Simptomat  shfaqen 3-6 ditë pas ekspozimit ndaj virusit, fillimisht përmes  etheve, duke u pasuar me ndryshime në lëkurë, si  njolla të sheshta të zbardhuara ose gunga që shfaqen në duar, këmbë dhe gojë. Humbja e thonjëve të duarve dhe këmbëve ndodh disa javë më vonë, por që ato rriten gradualisht me kalimin e kohës.

Virusët që e shkaktojnë këtë infeksion përhapen përmes ajrit nga kollitja dhe përmes jashtëqitjes. Rrezik i përhapjes së  infektimit nga HFMD janë edhe objektet e kontaminuara. Preventiva kryesore mbetet higjiena, pastrimi i shpeshtë i duarve.

Diagnoza  përcaktohet në bazë të simptomave, një mostër e fytit apo e jashtëqitjes mund të testohet për virusin. Nuk ka vaksinë antivirale dhe shumica e rasteve nuk kërkojnë trajtim specifik.

HFMD është i përhapur në të gjithë botën, rastet më të rrezikshme janë atëherë kur ka shpërthime të mëdha të përhapjes,  sikur rasti në Azi në vitin 1997 .

Ky lloj virusi është tipik për fëmijët deri në moshën 5 vjeçare, por ndodh edhe tek të rriturit.

Në Kosovë  ka filluar javëve të fundit të paraqiten raste me të infektuar me këtë virus. të infektuarit  trajtohen në mënyrë ambulantore  nga Klinika Infektive e QKUK-së.

Komplikimet janë të rralla, por në rast të paraqitjes së simptomave, lajmërohuni menjëherë tek pediatri, mjeku familjar apo klinika e sëmundjeve ngjitëse (infektive).

Preferohen ambiente të hapura për fëmijë, konsumimi i lëngjeve dhe mbajtja e higjienës.

Arkiva

Kategoritë