Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe parandalimi – Intervistë me stomatologen, Arbërie Kuliqi Ferataj

Albina Selmanaj

Kujdesi i duhur për shëndetin oral është një pjesë e rëndësishme e mirëqenies së përgjithshme të një personi. Nëse përballet me sëmundje të mishrave të dhëmbëve, një pjesë e rëndësishme është njohja e shenjave të hershme dhe veprimet preventive.

Për pacientët që kanë probleme me mishrat e dhëmbëve, është e rëndësishme të jenë të vetëdijshëm për disa nga shenjat më të zakonshme të këtyre problemeve. Që të kuptojmë më mirë këto shenja dhe se si t’i trajtojmë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, Familjajonë ka intervistuar stomatologen Arbërie Kuliqi Ferataj.

Stomatologia, Arbërie Kuliqi Ferataj gjatë intervistës tregoi më detajisht edhe për mënyrat me të cilat mund të parandalohet sëmundja e mishrave të dhëmbëve, duke i japur rëndësi higjienës orale por po ashtu edhe mënyrës së përzgjedhjes së ushqimeve.

Për t’u informuar më saktë rreth të gjitha detajeve që lidhen me sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, lexoni më poshtë intervistën e plotë me stomatologen Ferataj.

INTERVISTA E PLOTË:

Cilat janë shenjat e hershme të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve që pacientët duhet të kenë parasysh ?

Gingiviti – është inflamacion i mishrave të dhëmbëve dhe paraqitet me këto shenja klinike :

 – Mishrat e dhëmbëve që rrjedhin gjakë gjatë ose pas larjes

– Mishrat e dhëmbëve të skuqur , të ënjtur ose të butë

 – Dhimbje ose ndjeshmëri

– Tërheqja e mishrave të dhëmbëve

– Era e keqe e vazhdueshme e gojës ,etj

Nese mendoni se keni sëmundje të mishrave të dhëmbëve , atëherë duhet të vizitoni dentistin tuaj menjeherë për një kontrollë të plotë të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve . Identifikimi në kohë të hershme të sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve është mënyra më e mirë për t’u siguruar që ajo trajtohet në mënyrë efektive .

Si mund të ndikojë higjiena e dobët orale në zhvillimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve ?

Higjiena e dobët orale krijon kushte për shkatrrim të aparatit mbështetës të dhëmbit dhe nëse nuk trajtohet vjen deri të luhatja dhe në fund humbja e dhëmbëve . Higjiena e dobët orale mund të qojë në një sërë problemesh dentare dhe shëndetësore .

Problemet dentare si pasojë e higjienës së dobët orale janë :

Pllaku dentar – është depozitim i butë, pangjyrë , rrëshinoz , i cili depozitohet kryresisht në dhëmbë , por edhe ne gingivë , në mukozë dhe në punimet protetike .

Guri i dhëmbit( Calculus salivarus ) —është pllak dental i mineralizuar , pra është më konsistencë të fortë.

Gingiviti —është proces inflamator që zhvillohet në gingivë .

Paradontopatia —është inflamacion i mishrave të dhëmbëve dhe ndryshimet patologjike në të gjitha strukturat e aparatit mbështetës të dhëmbit- paradonciumit .

Cilat janë trajtimet më efektive për gingivitin dhe paradontitin ?

Higjiena e mirë orale dhe vizitat e rregullta të dentisti janë qelësi për të mbajtur gingivitin dhe paradontitin nën kontroll. Parandalimi është gjithashtu thelbësor për të dy gjendjet .

Trajtimet për Gingivitin :

– Higjiena e mirë orale Pastrimi i dhëmbëve dy here në ditë( përfshirë dhe gjuhën ), Ndërroni brushën e dhëmbëve pasi të jenë të sëmurë, Përdorimi i perit ( fillit dentar ), Pastë më fluor ,

– Pastrimi profesional Pastrimi i rregulltë të dentisti për largimin e pllakut dentar

– Shpërlarës antiseptik Përdorimi i shpërlarësve të gojës me klorheksidinë , për të reduktuar inflamacionin dhe bakteret .

Trajtimet për Paradoncium :

– Pastrimi i thellë ( scaling dhe root planing ) .

 Scaking: heqja e pllakut dentar dhe tartarit nga sipërfaqet e dhëmbëve dhe poshtë vijës së mishrave të dhëmbëve .

Root Planing : lëmuarja e rrënjeve të dhëmbëve për të lehtësuar rigjenerimin e indit të mishrave të dhëmbëve .

 – Antibiotikët lokalë ( xhel , fije apo mikrohapsira të vendosura drejtëperdrejtë në xhepat periodontal ),dhe antibiotikë oralë .

 -Kirurgjia periodontale Kirurgjia periodontale është procedurë dentare që trajton sëmundjet që prekin paradonciumin .

Sa shpeshë duhet të bëhet kontrollë stomatologjike për të parandaluar sëmundjet e mishrave të dhëmbëve ?

 Vizitoni dentistin tuaj për kontrolla të rregullta pasi ato bazohen në nevojat tuaja individuale dhe synojnë të ruajnë dhe përmirësojnë shëndetin tuaj oral. Kontrollet dentare rekomandohet të behën q’do 6 muaj , mirëpo frekuenca e kontrolleve mund të ndryshojë në varësi të nevojave individuale dhe shëndetit oral të pacientit .

 Faktorët që ndikojnë janë : Shëndeti i përgjithshëm oral, Sëmundjet periodontale , Kujdesi personal oral , Sëmundjet e tjera që kanë ndikimë në shëndetin oral.

Cilat janë këshillat tuaja për pacientët që kanë proteza ose implante dentare për të ruajtur shëndetin e mishrave të dhëmbëve ?

 Pacientët më protezë ose implante dentare është e domosdoshme që pacienti të mbajë një higjienë shumë të mirë orale për të ruajtur jetëgjatësinë e këtyre zëvendësuesve dentare .

 Këshillat per pacient më protezë dentare : Hiqni protezat dhe pastroni pas qdo vakti ushqimi , Pastroni më furqë dhe pastë , shmangni pastat abrazive ., Protezën largojeni nga goja para se të shkoni në shtrat , Shperlani tërësisht protezën me ujë të pastër , Protezën vendosni në një gotë më ujë ose në një solucion Indet orale mesazhoni dhe pastroni me furqë të butë për të stimuluar qarkuklimin e gjakut.

 Kujdesi per pacientët me implante dentare : Dhembët dhe implantet pastrohën më furqë dy here në ditë , Përdorim fillin dentar të veqantë për implante për të pastruar hapsirat midis dhëmbëve dhe implanteve , Antiseptikët për shperlarje të gojës , për të redukuar bakteriet dhe për të parandaluar infeksionet rreth implantit , Kujdes ndaj ushqimeve të forta , Monitorimi i shëndetit të pergjithshëm .

Si ndikon dieta në shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe cilat ushqime duhet të shmangen ?

Duhet mbajtur një diet të ekulibruar , si dhe kombinimi i një diete të shëndetshme është thelbësore për mirëmbajtjen e goje të shëndetshme . Ushqimet që ju keni zgjedhur , dhe mënyra se si i keni kombinuar ato ndikojnë fuqishëm në shëndetin tuaj në përgjithësi dhe shëndetin oral .

Disa udhëzime për një diet që ndikonë në ruajtjen e shëndetit oral : Konsumoni fruta dhe perime të freskëta ,janë të pasura me minerale dhe vitamina që ndikojnë në pastrimin natyral të dhëmbëve , neutralizojnë acidet dhe shpëlan pjesët e ushqimit .

 Pini shumë uj ose shpërlane gojën pas qdo vakti ,fluorizimi i ujit të pijshëm ndikonë në forcimin e amaltit të dhëmbit .

Ushqime të pasura me kalcuim dhe fosfat , këto minerale ndikojnë në forcimin e dhëmbëve dhe kockave.

Konsumini proteina të shëndetshme , kufizoni pijet acidike , ushqimet acidike të cilat mund të zbusin dhëmbët dhe të dëmtojnë mineralet në smaltin e dhëmbëve , kufizoni ushqimet me sheqer , bakteriet në pllakë të dhëmbëve i kthejnë sheqernat në acide .

Cilat teknika të përmirësuara ose trajtime të reja janë në dispozicion për trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve ?

 Këto teknika kërkojnë trajtim të avancuar dhe teknika të përparuara . Kërkohet konsultë me një periodont për të diskutuar opsionet më të përshtatshme për situatën speciale .

Disa nga trajtimet dhe teknikat e reja per trajtimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve janë :

– Trajtimi me lazer

 -Trajtimi me (PRP ) faktorë të rritjes dhe plazma të pasura me trombocite

– Pastrimi i xhepave periodontal me fotodinamikë

-Skaleri piezoelektrik – Nderhyrjet kirurgjike minimale invasive

-Teknika e transplantimit të indeve të buta

 -Pastrimi ultrasonik

 -Antibiotikët lokal dhe sistemikë .

Youtube

Arkiva

Kategoritë