Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
SBASHK paralajmëron bllokim të sistemit arsimor në janar të vitit të ardhshëm

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka paralajmëruar se në janar të vitit të ardhshëm do të ketë bllokim të sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.

Kështu u shpreh kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj në protestën e sotme të punëtorëve shëndetësorë, ku kishte dalë për t’i mbështetur.

“Ne jemi duke u përgatitur për dialog, por nëse dialogu mungon, nëse siç e tha i nderuari doktor Syla, Ligji nuk punohet bashkë me sindikatat e të filloj në janar së implementuari, atëherë sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do të kemi greva dhe do të kemi humbje orësh, për tërë këto ne nuk jemi fajtor”, tha Jasharaj.

Më tej Jasharaj ka kërkuar nga Qeveria që të diskutoj me ta.

“Kam ardh këtu që të sjell mesazhin e mijërave punëtorëve të arsimit të cilët i bashkëngjiten me shpirt e zemër kësaj proteste dhe kam ardh t’i them qeverisë që ta dëgjojë këtë masë njerëzish që përfaqësojnë tërë sistemin shëndetësor, të cilët koha i kthej në hero, sepse ata po luftojnë dhe kanë luftuar kundër vdekjes për të shpëtuar jetë. E lus Qeverinë që të bashkohet dhe të flas me ne në mënyrë që ky shesh të mos jetë plot njerëz, në mënyrë që sistemit arsimor mos t’i kthehet greva trejavore”, ka deklaruar ai. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë