Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Sahin: Vaksina Pfizer për variantin e ri të koronavirusit mund të jetë gati për gjashtë javë

Kompania farmaceutike Pfizer&BioNTech ende e ka të paqartë nëse vaksina e tyre do të japë përgjigje immune edhe ndaj variantit të ri të koronavirusit, të shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar ditë më parë.

Ndonëse ka dyshime, shkencërisht ka të ngjarë që Pfizer&BioNTech të ketë po ashtu përgjigje pozitive edhe ndaj llojit tjetër të virusit.

Sipas Euro News, drejtori ekzekutiv i BioNTech, Ogur Sahin, tha se duhet bërë akoma studime për t’u siguruar nëse vaksina aktuale ka efektivitet në largimin e koronavirusit të ri.

Sipas tij, nëse vaksina rregullohet, ajo do të jetë gati për gjashtë javë, anipse janë të bindur se Pfizer do të japë përgjigje immune edhe këtë variant.

“Ne kemi besim të bazuar në shkencë se vaksina mund të na mbrojë, por ne do ta kuptojmë vetëm nëse kryhet eksperimenti, dhe do të na duhen dy javë për t’i marrë këto të dhëna, dhe natyrisht do t’i publikojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sahin.

Sahin tha gjithashtu se proteinat në variantin e ri të virusit janë 99 për qind të njëjta me koronavirusin e tanishëm, andaj ka shumë të ngjarë që Pfizer&BioNTech të jetë efektive. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë