Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sadiku: Numri i rasteve me COVID-19, tregon situatën alarmante në Kosovë

Infektologu Izet Sadiku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se situata me COVID-19 është alarmante në Kosovë.

2 mijë e 110 raste janë shënuar vetëm të mërkurën e 18 gushtit.

Sipas Sadikut “Urgjentisht duhet të përdoren masat antiepidemike: përdorimi i maskave, mbajtja e distancës , higjiena personale dhe vazhdimi I vaksinimit masiv”.

“Përdorimi I masave antiepidemike është i domosdoshëm për këtë valë sepse e dimë që duhet së paku 6 javë nga doza  e parë e vaksinës për mu kriju imunitet prandaj vaksinimi dhe përdorimi i maskave, mbajtaje distancës duhet të ndodhin paralel”, ka shkruar Sadiku.

Ndërkaq për procesin e vaksinimit ai ka thënë se duhet të decentralizohet.

“Procesi i vaksinimit duhet te decentalizohet, duke hapur shumë qendra me qëllim që njerëzit të kenë mundësi të shkojnë në qendra të vaksinimit dhe me dokument identifikues të vaksinohen, duhet të forcohen kapacitet spitalore për hospitalizimin e të gjithë pacientëve që kanë nevoje duke rritur sidomos numrin e infermierëve për të cilën ka mungesa të mëdha”.

Po ashtu Sadiku tha se “duhet bërë pagesa e shtesës për punëtorët shëndetësor të cilën mbi 18 muaj janë në front të luftës me Pandemi.

“Duhet angazhim I përbashkët për të përballuar edhe këtë valë të COVID 19”.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar të mërkurën (18 gusht) se janë regjistruar edhe katër viktima nga koronavirusi i ri.

Bazuar në 10.258 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 2.110 persona. Kthyer në përqindje del se nga numri i testimeve 20 për qind kanë dalë pozitivë.

Më së shumti raste pozitive ka në Prishtinë, 375, pasuar nga Gjilani me 168 dhe Gjakova 166.

Nga grup mosha 20-29 vjeç të infektuar janë 473 persona, ndërkaq nga 30-39 vjeç janë infektuar 408 vetë.

Po ashtu, nga mosha 10 deri 19 vjeç, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orëshin paraprak kanë dalë pozitivë me COVID-19, 194 persona.

Aktualisht raste aktive në Kosovë janë 12.159. Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 130 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 106.408.

Youtube

Arkiva

Kategoritë