Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sadiku: Gjatë vitit 2021, QMU në Prishtinë ka ofruar mbi 20 mijë shёrbime për qytetarë

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku përmes një postimi ka njoftuar për vizitën e djeshme në Qendrёn e Mjekësisë Urgjente (QMU), e cila gjatë vitit 2021 ka ofruar 20, 627 shёrbime pёr qytetarёt e Prishtinёs.

“Kjo qendёr ka 114 punëtorë, 32 mjek, 69 infermier, 4 laborant, 9 staf administrativ. Gjatë vitit 2021 kjo Qendër ka ofruar 20, 627 shёrbime pёr qytetarёt e Prishtinёs.“, njoftoi Sadiku.

Më tutje Sadiku ka treguar edhe për qendrat dhe ekipet e kësaj qendre, të cilat përbëhen nga katёr qendra me 5 ekipe qё japin shёrbime 24 orё gjatё 7 ditёve tё javёs.

2 ekipe mjekësore në objektin e QMU-së, 1 ekip mjekësor me autoambulancë e kemi vendosur në QKMF në qendër, 1 ekip në QMF 4 afër objektit të Medreses dhe 1 ekip në QMF nr.11 në Mahallën e Muhaxherëve.“, bëri të ditur Sadiku.

Ai po ashtu ka premtuar se gjatё vitit 2022 do tё rrisin shёrbimet tё cilat për shkak të pandemisё janë pezulluar.

Youtube

Arkiva

Kategoritë