Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Sa po ecin institucionet me këpucët e personave me sindromën Down – tregon drejtoresha e shoqatës Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri

Shkruar nga: Albina Selmanaj

Në Kosovë janë mbi 980 persona me sindromën Down, nga të cilët vetëm 20 janë të punësuar. Ajo se çfarë e përkeqëson edhe më shumë këtë situatë është fakti që vetëm një prej tyre punon në institucionet publike të Kosovës, gjë që ka ngjallur pakënaqësi edhe te shoqatat që përfaqësojnë këta persona.

Në një intervistë për Familjajonë, drejtoresha e shoqatës Down Syndrom Kosova, Sebahate Hajdini Beqiri është shprehur e pakënaqur rreth mos mbështetjes së institucioneve publike sa i përket këtyre personave.

Gjithsejtë janë 20 persona me sindromën Down të punësuar, nuk jemi të kënaqur sidomos nga niveli institucional sepse nga numri total i të punësuarve vetëm një person është i punësuar në institucion publik”, u shprehë Beqiri.

Përveç mundësive të vogla për punësim, sfidë tjetër për këta persona sipas Beqirit, është edhe mungesa e qendrave sindromë Down në qytetet më të mëdha në vend, gjë për të cilën përkundër kërkesës së vazhdueshme nga shoqata drejtuar komunave, nuk është ofruar zgjidhje apo mbështetje.

 “Për fat të keq shoqata Down Syndrome Kosova  me qendrat saj ka shërbime vetëm në qendra regjionale përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Ferizajn dhe Mitrovicën dhe kemi raste kur personat nga qytetet e tjera vijnë në Prishtinë, përfshirë Lipjanin, Pejën dhe Podujevën dhe me të vërtetë është shumë sfiduese qoftë për vetë personin me SD,  qoftë për familjen që të udhëtojë  në distancë jo të afërt për të marrë këto shërbime që ofron shoqata jonë. Ne në vazhdimësi e kemi adresuar kërkesat tona në ato komuna të paktën në komuna më të mëdha përfshirë Gjilanin dhe Pejën, i kemi prezantuar kërkesat tona të cilat kanë ofruar shërbime që i jep shoqata, mirëpo deri më tani s’kemi asnjë përgjigje  sa i përket mundësisë së hapjes së qendrave në këto komuna përfshirë asaj që këto shërbime ish dashur të ofrohen nga institucionet publike”, tha ajo

Përkundër dy problemeve të lartpërmendura ajo se çfarë është përmirësuar për personat me sindromën Down është vetëm ngritja e nivelit të vetëdijes në shoqëri për ta, por që sipas Beqirit jo gjithçka përfundon me këtë përmirësim sepse këta persona kanë nevojë çdo ditë për shërbimet të cilat u mungojnë.

Nëse flasim për nivelin e vetëdijes mund të them se është një pjesë që ka pasurr sukses mirëpo ne edhe në vazhdimësi por e thamë në vazhdimësi që nuk përfundon gjithçka me ngritjen e nivelit të vetëdijes sepse personat me SD çdo ditë kanë nevojë për shërbime të cilat ju mungojnë”, tha ajo.

Shoqata Down Syndrome Kosova në këtë 21 mars do të organizojë aktivitete të ndryshme kushtuar personave me SD. Me moton “EC ME KËPUCËT E MIJA” ky vit do të bart mesazhin mbi sfidat nëpër të cilat kalon një person me sindromë Down.

Arkiva

Kategoritë