Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa më shumë antibiotikë të merrni gjatë shtatzënisë, aq më të rrezikuara nga kanceri i zorrës së trashë

Një tjetër arsye e re për t’i përdorur antibiotikët me kujdes, vjen nga një studim i kryer mbi mijëra të dhëna mjekësore që tregon një lidhje të mundshme mes përdorimit pa kriter të antibiotikëve dhe kancerit të zorrës së trashë.

Sondazhi me 11 milionë pacientë

Disa studime në të kaluarën kanë shoqëruar një rrezik të rritur të kancerit kolorektal me përdorimin e antibiotikëve oralë. Për të studiuar këtë marrëdhënie, shkencëtarët në Qendrën e Kancerit të Johns Hopkins Kimmel kanë bërë një analizë të plotë të të dhënave të marra nga Clinal Practice Research Datalink (CPRD), një nga bazat e të dhënave më të mëdha në botë që përmban të dhëna elektronike mjekësore të mbi 11 milion pacientëve britanikë, përfshirë informacionin mbi ilaçet pa recetë.

Sipas studimit të tyre, do të dalë që marrja e një kure të vetme të antibiotikëve nga familja e penicilinës (ekuivalente me një përdorim prej rreth 15-30 ditë) mund të rrisë, qoftë edhe pak, rrezikun e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhjetë vjet më vonë. Rezultatet e studimit nxorën në pah nevojën për një përdorim shumë të kujdesshëm të kësaj kategorie të barnave.

Më shumë rreziqe nga antibiotikët

Të dhënat demonstrojnë rëndësinë e vlerësimit terapeutik në përdorimin e antibiotikëve të cilët, duke vepruar në mikrobiomën në zorrë, ndryshojnë përbërjen normale të florës duke shkaktuar një çekuilibër që, në planin afatgjatë, mund të jetë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e tumorit të zorrës së trashë. Por jo vetëm kaq: nëse përdoren në mënyrë jo të duhur, këto molekula, veçanërisht ato me spektër të gjerë, mund të gjenerojnë rezistencë ndaj antibiotikëve. Dhe kur këto të fundit nuk funksionojnë më, në të ardhmen do të rrezikoni terapi dhe procedurat siç janë kirurgjia ose kimioterapia. Përdorni antibiotikët për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur, duke përdorur antibiotikë sa më specifikë, sesa ata me spektër të gjerë./Burimi “PËR NËNAT

Youtube

Arkiva

Kategoritë