Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa është i shëndetshëm për organizmin uji me kripë?

Konsumi i ujit me kripë natyrale është kthyer në një trend kohëve të fundit. Ndërsa disa pretendojnë se uji me kripë mund të ndihmojë trupin të nxjerrë jashtë toksinat dhe rrit nivelet e energji, të tjerë janë më skeptikë lidhur me përfitimet e supozuara të tij.

Themeluesja e “Practical Nontoxic Living”, Sophia Gushée, vendosi ta testonte ujin me kripë për një javë. Në fund të javës ajo raportoi se konsumimi i kësaj përzierje i sjelli shumë përfitime.

Siç bëri të ditur ajo, uji me krip kishte ndikim në pastrimin e lëkurës, përmirësimin e cilësisë së gjumit dhe në një mënyrë jetese më të shëndetshme.

Por me një gjë të tillë nuk pajtohet dietologia Rhiannon Lambert. Sipas saj, uji me kripë nuk ndihmon në detoksikimin e trupit,

“Shpesh konfuzohemi nga këto “trende” të reja që shohim në internet, dhe ky duket se është i fundit për të cilin duhet të jemi të kujdesshëm”, thotë ajo për The Independent.

“Studimet kanë treguar se konsumimi i kripës me moderim mund të jetë i dobishëm në menaxhimin e tensionit të gjakut. Por, teprimi me kripën mund të çojë në zhvillim të tensionit të lartë të gjakut”.

Edhe pse ajo e pranon që është e nevojshme që të konsumojmë doza të vogla të kripës si pjesë e një diete të shëndetshme, ajo thekson gjithashtu se nuk ka të dhëna që vërtetojnë se kripa mund të ndihmojë në funksione të tilla si tretja./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë