Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritje alarmante e rasteve, miratohen variantet e reja të vaksinave kundër COVID-19

Rregullatorët amerikanë kanë miratuar variantet e përditësuara të vaksinave kundër COVID-19.

Me lejen e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Pfizer dhe Moderna do të fillojnë të dërgojnë miliona doza vaksinash të reja.

Vendimi vjen pas një vale të virusit nëpër botë. Në fillim të kësaj vere, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomanduan që të gjithë të rriturit dhe fëmijët, duke filluar nga mosha 6-muajsh, të marrin vaksinën këtë vjeshtë, përcjell sinjali.

Ndonëse shumica e amerikanëve kanë njëfarë imuniteti nga infeksionet ose vaksinimet e mëparshme ose të dyja, kjo mbrojtje zbehet.

Dozat e vjeshtës së kaluar synuan pjesë të ndryshme të pemës familjare të koronavirusit dhe të dhënat e CDC-së tregojnë se vetëm rreth 22,5% e të rriturve dhe 14% e fëmijëve e morën atë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë