Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritja e rasteve me Covid-19, tetë shkolla në mësim online në Kosovë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci ka deklaruar se ekspertët shëndetësor kanë rekomanduar që shkollat duhet të jenë të fundit që duhet të mbyllet. Ajo tha se situata do të menaxhohet nga shkolla në shkollë, por nuk do ketë vendim bllok për të gjitha shkollat.

Këto komente ajo i bëri për KosovaPress pas takimit të Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike ka rekomanduar masat e reja anti-COVID.

Tutje ajo ka deklaruar se sot do të mblidhet task-forca e kësaj ministrie për të diskutuar për situatën e krijuar dhe nesër prapë do të ketë takim me drejtoritë komunale të arsimit.

Ministrja e Arsimit u shpreh se në Kosovë aktualisht për shkak të numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, në skenarin e mësimit në distancë kanë kaluar 8 shkolla.

Janë diku rreth 8 shkolla që kanë kaluar në skenarin e mësimit në distancë sido që të jetë ne sot në orën 15:00 kemi një takim me task-forcën në nivel të ministrisë e cila jep rekomandimet për organizimin e mësimit gjatë kushteve të pandemisë dhe kemi nesër një takim me të gjitha drejtoritë komunale të arsimit dhe presim të vendosim për më tutje. Por, ajo që është duke ndodhur gjithandej në Evropë dhe vendet e rajonit mësimi po zhvillohet me prani fizike me përjashtim të rasteve kur në shkollat e caktuara numri i të infektuarve është më i madh dhe në ato raste kalon vetëm një shkollë apo klasë e caktuar në mësim nga distanca apo me skenarin ‘B’ me numrin e reduktuar të nxënësve në klasa. Besoj që kjo do shqyrtohet edhe sot në mbledhjen e task-forcën dhe nesër dhe shpresoj shumë që të vazhdojmë tutje edhe në ditët në vijim”, u shpreh ajo./KSP

Youtube

Arkiva

Kategoritë