Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Rriti flokët për t’i dhuruar, akt jetik nga Pranvera Behrami Breznica

“Ka vite që ka rritur flokët e saj për vetëm një kauzë”, kështu fillon të tregoj për portalin Familja Jonë, moderatorja Pranvera Behrami Breznica, e cila po kujdeset për flokët e saj në mënyrë që për dikë tjetër të shërbejnë në formë jetike.

Ajo flokët e saj ka vendosur të i pres në mënyrë që të i dhuroj dikujt që ka nevojë. Rritjen e flokëve e kishte qëllim: për t`i dhuruar.

“Është një akt i thjesht, por për dikë jetik, prandaj do t’i lusja të gjithë që kanë flokë të gjatë e të shëndetshëm, të veprojnë njësoj. Jam shumë e lumtur që do t’i rikthehet buzëqeshja dikujt”, shprehet tutje zëri i embël i radio KFOR-it.

Ndërsa, edhe pse flokët kanë qenë diçka për të cilat Pranvera gjithmonë është komplimentuar, sipas saj është më e rëndësishmë që dhurimi i tyre të e bëjë dikënd që të ndihet mirë.

“Janë pikërisht flokët, për të cilat gjithmonë jam komplimentuar, prandaj desha ta privoj vetën nga të pasurit e flokëve të tilla, përderisa dikujt mund t’i bien ose mos të ketë fare”.

Ajo madje apelon tek të tjerët që në rast mundësie, të bëjnë një akt të ngjashëm sikurse ajo, pasi që të tjerët mund t’i bëjë të ndjehen mirë. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë