Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, ka lajmëruar që numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 12.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendësministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli ku edhe ka potencuar që janë testuar edhe 157 persona të dyshuar që janë të prekur me COVID-19.
Për shkak të koronavirusit, institucionet shtetërore kanë marr disa masa si parandalim për shpërndarjen e këtij virusi.
Mes të tjerash shkollat janë mbyllur për dy javë si dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë thirrje që të mënjanohen vendet ku ka turma.