Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri

Është rritur numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.

18 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit. 11 prej të cilave vetëm në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës. Të shëruar janë 6 qytetarë.

“Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontake të rasteve të mëparshme, ndërkohë që vazhdon hetimi epidemiologjik në terren”.

“Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 898 qytetarë, ndërsa 77% e të prekurve tashmë janë të shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 173 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz”.
“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri, raporton Tch.

Youtube

Arkiva

Kategoritë