Numri i të infektuarve në Kukës të Shqipërisë ka shkuar në gjashtë.
Mësohet se pesë persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë më Covid-19, pasi janë testuar 58 të tillë.
Pesë të infektuarit e sotëm janë një infermiere dhe katër familjarë të infermierit të Urgjencës, që një ditë më parë u identifikua si rasti i parë në Kukës me koronavirus.
Infermieri dyshohet se e ka marrë koronavirusin, teksa ka transportuar pacientët e Hasit dhe të Tropojës në drejtim të Tiranës.
Në Shqipëri janë infektuar 475 persona, 24 qyetarë kanë humbur jetën dhe 248 qytetarë janë shëruar, raporton Lapsi.al.