Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreziqet që vijnë nga konsumimi i frutave dhe perimeve pa i pastruar

Frutat dhe perimet janë shëndet ndaj konsumojini sa më shumë.

Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës tuaj.

Sa më të freskëta aq më të mira, por a duhen konsumuar ato direkt nga pema apo direkt sa i merrni nga kopështi juaj?

Frutat dhe perimet janë shënet ndaj konsumojini sa më shumë.

Kjo është këshilla që me siguri e keni dëgjuar shpesh gjatë jetës tuaj.

Sa më të freskëta aq më të mira, por a duhen konsumuar ato direkt nga pema apo direkt sa i merrni nga kopështi juaj?

Megjithë se nuk flitet shpesh për këtë pjesë ekspertët e sigurisë ushqimore e rekomandojnë larjen e e duhur të ushqimeve si një procesh shumë të rëndësishëm për shëndetin.

Në këtë mënyrë do t’i parandaloni vetes një sërë rreziqesh që AgroWeb j’ua shpjegon mëposhtë.

Nëse i lini pa larë mund të konsumoni insekte

Ngrënia e produkteve të palara qofshin këto edhe të freskëta mund të bëjë që të konsumoni pa dashur baktere të dëmshme.
Baktere apo insektetë cilat mund të jenë të pranishme në tokë, ose pesticide të aplikuara tek produkti për t’u prodhuar në fusha.

Si konsumatorë, ne zakonisht nuk jemi të përfshirë ngushtë në procesin e rritjes dhe korrjes së ushqimeve tona, kështu që është e lehtë të harrosh se të gjitha prodhimet tona vijnë nga toka.

Duke harruar kështu edhe se të gjitha insektet janë pjesë e natyrës dhe pjesë e frutave dhe perimeve.

Larja e frutave dhe perimeve tuaja në ujë të rrjedhshëm ndihmon në largimin e ndotjes dhe baktereve të mundshme që mund të jenë në prodhim.
Për prodhime më të forta si patatet dhe pjepri përdorni një furçë të pastër me fije të forta për t’i pastruar sa më mirë.

Mund të merrni sëmundje

Ndërsa kafshoni një pjesë të frutave me lëng dhe të freskët në momentin e parë të mund të tingëllojë si një zakon i shëndetshëm, por kjo mund të kthehet në një mankth të keq.

Nga ky veprim kaq i thjeshtë e në pamje të parë i shëndetëshëm mund të jeni ekspozusr ndaj baktereve dhe mikroorganizmave të ndryshëm.

Disa baktere patogjene që mund të ekspozoheni përfshijnë Escherichia coli O157: H7, Listeria monocytogenes, Salmonela dhe Shigela.

Youtube

Arkiva

Kategoritë