Hepatiti C, është një infeksion viral që shkakton inflamaion të mëlcisë. Pa trajtim, virusi mund të shkaktojë shumë komplikime, sic janë: dhëmbëzimi dhe dëmtimi agatggjatë i mëlcisë. Gjithashtu në disa raste Hepatiti C, mund të rritë rrezikun për kancer të mëlcisë.
Virusi i hepatiti C (HCV), kryesisht përhapet midis njerëzve përmes kontaktit me gjakun e kontaminuar.
Pas kontraktimit të virusit, një person përjeton një infeksion akut që mund të zgjaë deri në gjashtë muaj. Në disa raste, një person mund të luftojë dhe pastrojë infeksionin pa trajtim.
Sidoqoftë, rreth 75-85% e njerëzve me HCV akute vazdhojnë të zhvillojnë një infeksion të gjatë, i cili quhet HCV kronik.
Shpesh, njerëzit që kanë HCV kronik nuk përjetojnë simptoma derisa të kenë arritur një dëmtim të gjerë të mëlcisë.
Hepatiti C, është shpesh i shërueshëm nëse një peron merr trajtim gjatë fazave të hershme. Trajtimi gjithashtu ndihmon në parandalimin e dëmtimit të mëlcisë dhe ndërlikeve shëndetësore të tjera./FamiljaJone