Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Rreth sëmundjeve serioze që shkaktohen depresioni – tregon psikologia Marigona Kuka

Albina Selmanaj

Depresioni mund të jetë një faktor rreziku ose një simptomë e hershme e një gjendjeje tjetër mjekësore, efektet e tij mund të shtrihen përtej emocioneve dhe shëndetit mendor të një personi.

Sipas psikologes Marigona Kuka, depresioni lidhet me një rrezik të shtuar të patologjive somatike duke përfshirë këtu sëmundjen e kancerit, migrenën, sëmundjet infektive dhe sëmundje të tjera që mund të shkaktohen nga ky qrregullim i shëndetit mendor.

Çrregullimet depresive kanë gjithashtu një komorbiditet me çrregullime të tjera mendore. Sëmundjet shoqëruese kanë një ndikim negativ në rrjedhën e çrregullimeve, kështu që të prekurit kanë një rrezik më të lartë të kronifikimit dhe një prognozë më pak të favorshme. Çrregullimet e ankthit dhe panikut janë më së shpeshti të lidhura me depresionin. Kombinime të tjera të shpeshta dhe të pafavorshme që kanë pacientët depresivë janë me varësitë nga substancat (alkooli, medikamentet dhe droga) dhe me çrregullimet e të ngrënit, çrregullimet e personalitetit dhe çrregullimet obsesive-kompulsive. Për më tepër, depresioni shoqërohet me një rrezik të shtuar të patologjive somatike si sëmundjet kardiovaskulare arteriosklerotike, kanceri, migrena, astma bronkiale, alergjitë, diabeti mellitus dhe sëmundjet infektive.” shpjegoi Kuka.

Çdo sfide dhe ndryshimi, trupi i njeriut i përgjigjet me stres, psikologia Kuka e cilëson stresin si faktorë që ndikon në zhvillimin e depresionit por që nuk është vetëm ky faktorë vetë që ndikon që ky çrregullim të përkeqësohet.

 “Depresioni si një çrregullim i lidhur me stresin: Dihet që ngjarjet stresuese janë kudo dhe janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Çdo konfrontim me stresin e jashtëm ose të brendshëm shkakton një reagim kuptimplotë stresi. Truri dhe trupi i përgjigjen çdo sfide të ndryshimit me stres. Stresi i përditshëm është i larmishëm dhe mund të shihet në situata si p.sh. në rritjen e kërkesave për performancë në punë dhe kohë të lirë. Në rastin e stresit kronik, nga ana tjetër, reagimi i stresit nuk pushon më. Përqendrimet e hormoneve të stresit në tru rriten, gjë që nxit zhvillimin e depresionit. Prandaj tashmë përdoret edhe termi depresion stresi. Ky predispozicion gjithashtu mund të përcaktohet gjenetikisht ose të lindë nga përvojat e fëmijërisë së hershme si abuzimi apo neglizhenca. Depresioni rrallë ka një shkak të vetëm. Stresi akut psikosocial si humbja ose vdekja e një anëtari të familjes ose situata stresuese kronike mund të shkaktojnë një çrregullim depresiv. Faktorët socialë që kërkojnë përshtatje me rrethanat e reja (p.sh. martesa, papunësia, pensioni) ndodhin gjithashtu më shpesh përpara fillimit të një depresioni. Megjithatë, jo tek të gjithë pacientët këta lloj faktorësh nxisin çrregullimin. Shumë lloje depresionesh e godasin papritmas personin. Është e rëndësishme të dihet se nuk është vetë stresi, por vlerësimi dhe përpunimi negativ individual i ngjarjeve është ai i cili nxit çrregullimin e depresionit.”, tregoi ajo

Sipas psikologes, depresioni është i trajtueshëm, ajo ju rekomandon personave me depresion që të vizitohen te psikologu dhe varësisht nga simptomat të marrin trajtimin e duhur.

 “ Qasjet e ndryshme të psikoterapisë, si terapia konjitive dhe sjelljes, terapia psikodinamike, EMDR dhe terapia e bisedës, zgjidhen sipas nevojave të pacientit individual ose kombinohen individualisht. Përveç terapisë me medikamente, përdoren terapi individuale dhe grupore dhe, në varësi të simptomave, përdoren edhe metoda tjera shtesë terapeutike të orientuara nga trup-mendje, metoda relaksuese dhe trajnime për menaxhimin e stresit (p.sh. biofeedback, relaksim progresiv i muskujve,yoga, akupunktura,meditim). Në rastin e çrregullimeve depresive të rënda dhe kronike, rekomandohet një kombinim i psikoterapisë dhe medikamente kundër depresionit. Nëse simptomat nuk përmirësohen ose edhe përkeqësohen – dhe veçanërisht nëse ekzistojnë mendime për vetëvrasje – terapia spitalore në spital është e nevojshme. Ndërlidhja i depresionit me sëmundjet e tjera”, përfundoi Kuka.

Një studim i psikologut Martin E. Keck , tregon që në 80% të rasteve personave që nuk u janë larguar plotësisht simptomat vuajnë nga rikthimi i sëmundjes. Për parandalimin e rikthimit të sëmundjes, pacientët shoqërohen minimumi për gjashtë muaj pas rishfaqjes së simptomave të sëmundjes. Sa më shpesh të jenë shfaqur fazat depresive në të kaluarën dhe sa më të rënda të kenë qenë ato, aq edhe më e domosdoshme është një terapi afatgjatë

Arkiva

Kategoritë