Të shtunën në emisionin “Familja Jonë”, e ftuar ishte pedodontia Blerina Kolgeci, me të cilën u diskutua rreth kujdesit të higjienës orale dhe sëmundjeve që shkaktohen nga mos kujdesi për higjienën.
Sipas dr.Kolgeci higjiena orale është pjesa më e rëndësishme e shëndetit të gojës, në të cilën bënë pjesë kujdesi për gjuhën, dhëmbë dhe faqet.
“Higjiena orale është gjëja më e rëndësishme që mund ta bëjmë për hapësirën orale me higjienën orale largojmë të gjitha mbeturinat që gjenden brenda gojës dhe pjesës së fortë të dhëmbëve në sipërfaqe e gjuhës dhe sipërfaqet e faqeve dhe pastaj me anë të pastrimit të gojës ne kontribuojmë që të kemi një shëndet sa më të mirë”, shpjegoi Kolgeci.
Ndërkaq, sa i përket sëmundjeve nga të cilat rrezikohemi si pasojë e mos mbajtjes së higjienës orale ajo veçoi problemet me gingiva dhe largimin komplet të dhëmbit, si një ndër pasojat e mos kujdesit për higjienën orale.
“Mos mbajtja e higjienës orale kontributin negativisht ishit në shëndetin oral duke filluar nga problemet në gingave dhe problem në pjesët e forta të dhëmbit, në gingivë kemi probleme me ajtje të gingave, probleme me proceset qelbësuese të cilat si pasojë e mos mbajtjes së higjienës orale vijnë deri te zhveshja e dhëmbit, ndërsa te kariesi duke filluar nga kariesi indicial pastaj deri në indet e buta të dhëmbit dhe normalisht deri te largimi i dhëmbit”, tha Kolgeci.
Për të mësuar më shumë rreth ushqimeve që e shkaktojnë prishjen me të madhe të dhëmbëve, ndiqeni intervistën e plotë në faqen zyrtare te familjajonë, në facebook ose youtube.