Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rreth 220 mijë të mitur në ShBA të diagnostikuar me artrit

Sipas një raporti nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rreth 220 mijë të rinj në ShBA, fëmijë dhe adoleshentë nën 18 vjeç janë diagnostikuar me artrit, një sëmundje që më së shpeshti lidhet me të moshuarit.

Gjetja bazohet në analizën e të dhënave nga vitet 2017-2021 nga Anketa Kombëtare e Shëndetit të Fëmijëve të Byrosë së Regjistrimit.

Detajet erdhën nga prindërit e 173 mijë e 406 të rinjve, me përgjigjet e peshuara për të pasqyruar një kampion përfaqësues kombëtar.

Dhimbja dhe ngurtësia e artritit rrjedhin nga inflamacioni në një ose më shumë nyje.

Edhe pse mund të prekë çdo nyje, artriti juvenil, siç quhet tek të rinjtë, prek më shpesh gjunjët, duart dhe këmbët.

Ekspertët mjekësorë thonë se kjo mund të rezultojë nga sistemi imunitar që gabimisht sulmon indet në nyje, raporton The Washington Post.

Shkaku i saktë i artritit tek të rinjtë është shpesh i papërcaktuar por Fondacioni i Artritit thotë se nuk ekziston asnjë provë që ushqimet, toksinat, alergjitë ose mungesa e vitaminave shkaktojnë artritin e të miturve.

Raporti zbuloi gjithashtu se prevalenca e artritit tek fëmijët dhe adoleshentët rritej me moshën dhe se ata me artrit kishin më shumë gjasa të ishin gjithashtu mbipeshë ose të kishin ankth, depresion ose sëmundje të zemrës sesa të rinjtë që nuk kishin artrit.

Trajtimi për artritin juvenil mund të jetë i dyfishtë: medikamente për të luftuar inflamacionin dhe për të trajtuar ngurtësinë dhe dhimbjen, së bashku me terapi fizike për të përmirësuar lëvizjen, qëndrueshmërinë dhe forcën e muskujve

Youtube

Arkiva

Kategoritë