Enj, Sht 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi prekës i nënës nga Ukraina që u largua nga shtëpia me beben 10 muajshe

Hyrja e ushtrisë ruse në Ukrainë bëri që mijëra ukrainas të braktisin vendin e tyre për një jetë më të sigurt, larg armëve, tankeve dhe bombave.

I tillë është rrëfimi prekës i një nëne e cila u detyrua të largohet nga shtëpia e saj në Ukrainë me foshnjën 10 muajshe.

Në një intervistë për BBC Liza Grach, thotë se iu desh të linte burrin e saj pas dhe të largohej me beben e vogël, pasi qeveria ukrainase nuk lejon largimin nga vendi të burrave të moshës 18 deri 60 vjeç për arsye sigurie dhe mbrojtje.

Liza thotë se largimi nga shtëpia, lufta dhe çdo gjë që po ndodh aktualisht në vendin e saj është e tmerrshme.

Edhe pse vendimi për të lënë pas bashkëshortin ishte i vështirë, Liza thotë se është e lumtur që e bija e saj do flejë e qetë, larg shpërthimeve dhe sirenave të luftës.

“Ishte e tmerrshme , por unë isha me fat, sepse ne vepruam menjëherë . U larguan direkt sapo mësuam që ata hynë në Ukrainën lindore. Por nuk prisnim që të fillonte lufta, por në mëngjesin e 24 shkurtit pashë që lufta po ndodhte, pash tym të zi flamuj ukrainas, dhe shpërthime. Në pak orë burri më tha që duhet të largohemi. Nuk mund ti përshkruaj ndjenjat, ishte e tmerrshme. Largimi ishte zgjidhja jonë e vetme. Sepse fëmija im tashmë ka privilegjin të flejë i qetë mos të dëgjojë shpërthime, dhe mos ndikohet nga paniku dhe frika e luftës. Dua të mbroj të ardhmen e bijës sime. U largova për të mirën e fëmijës tim”, u shpreh Liza.

OKB ka njoftuar se që prej fillimit të luftës e deri më sot 422 mijë ukrainas janë larguar nga vendi./abcnews.al/

Youtube

Arkiva

Kategoritë